Avokatura Istrefi është themeluar në vitin 1980, nga avokati Zaim Istrefi pas punës së tij dhjetëvjeçare si Gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Suharekë dhe Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Në fillim kemi punuar me konteste civile pronësore dhe kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet në komunikacion.
Gjatë viteve, ne u specializuam edhe në zgjidhjen e kontesteve të tjera civile dhe si rezultat biznesi ynë u rrit. Ne gjithmonë jemi përqëndruar në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë pasi që klientët e kënaqur vazhdonin të vinin dhe ata gjithashtu rekomanduan shërbimet tona tek të tjerët.
Nga viti 2000 e deri më tani kemi arritur t’i përfundojmë me sukses mbi 6000 (gjashtëmijë) konteste. E themi me krenari këtë numër dhe fjalën “sukses”, sepse në Republikën e Kosovës nevojiten gjenerata e gjenerata për të arritur këtë numër të lëndëve.
Falë angazhimit dhe punës sonë, mbi 99% të rasteve i kemi fituar me vendime Gjyqësore si dhe kemi realizuar kompenzim maksimal të dëmit.
Bashkë me ekipin tonë dinamik të avokatëve, këshilltarëve ligjor dhe konsulentëve në kuadër të ekspertizës akademike dhe përvojës profesionale, sot ofrojmë shërbime profesionale në të gjitha fushat e së drejtës si : civile, komerciale, penale, administrative dhe përmbarimore.
EKIPI YNË
Avokatura Istrefi është Shoqëri e Avokatëve sipas Ligjit për Avokatinë, që ofron shumëllojshmëri shërbimesh së bashku me avokatët e saj, juristët, konsulentët dhe personelin ndihmës.
ZAIM ISTREFI
AVOKAT, THEMELUES
ARBËR ISTREFI
AVOKAT, DREJTOR GJENERAL
JETON IDRIZI
AVOKAT
ADELINË KONUSHEVCI
AVOKAT
BAJRAM DILI
AVOKAT
SANIJE LLESHI
JURISTE
FATOS MEHMETI
JURIST
NART BLYTA
JURIST
NITA BAKALLI-ISTREFI
KONSULENTE BIZNESI
PUBLIKIMET E FUNDIT
Kërkojnë 38 mijë euro kompensim për aksidentin nga i cili vdiq familjari i tyre
Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sot ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor lidhur me aksidentin që kishte ndodhur në dhjetor [...]
Afër fundit gjykimi i ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës
Elona Sejdullahu - Kallxo.com Në gjykimin ndaj dhjetë ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, të akuzuar për keqpërdorim të [...]
Ministri Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë, kam mbrojtur pronën publike
Ministri Aliu pas seancës: Aktakuza s’ka bazë, kam mbrojtur pronën publike Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, [...]
Gjykimi ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve, të akuzuarit këmbëngulin në pafajësi
Elona Sejdullahu - Kallxo.com Në Gjykatën e Prishtinës, ka vazhduar seanca e radhës ndaj Liburn Aliut, ministrit [...]